Policia prej tash publikon edhe video nga aksionet nëpër Kosovë (VIDEO)

Pjesëtaret e Policisë së Kosovës që disa muaj aksionet e tyre në terren po i bëjnë me praninë e kamerave.

Kjo e fundit madje ka hapur edhe kanal zyrtarë në Youtube duke i plasuar aty video ingjizimet nga aksionet në terren.

Një aksion të tillë policia e ka bërë publik derisa e ka zhvilluar në një local nate në  Kamenicë.

Sektori i Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha formave të trafikimit me njerëz, në këtë local ka gjetur dy armë të ftohta (thika), të cilat i janë dorëzuar njësisë policore të Stacionit Policor në Kamenicë për procedura të mëtutjeshme.

Në lokalin në fjalë janë hasur duke punuar katërmbëdhjetë femra, shtatë prej tyre nga Shqipëria. Të gjitha janë intervistuar sipas procedurave standarde vepruese, tek të njëjtat nuk janë gjetur elemente që i bëjnë të jenë viktima potenciale të trafikimit. Por, për shtatë nga to, në mungesë të dokumentacionit përkatës për lejeqëndrim të njëjtat janë proceduar tek Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së, për procedura të mëtutjeshme në baze të Ligjit për të huaj.

Në vazhdim gjeni disa video të aksioneve të Policisë së Kosovës në terren:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme