Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka arrestuar të dyshuarin për vjedhje të rënda që kanë ndodhur gjatë vitit 2018.
Burime të Sakte.net kanë bërë të ditur se i dyshuari që ishte në kërkim të policisë është arrestuar gjatë ditës së sotme.
Pas sigurimit të disa fotografive të të dyshuarit nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e vjedhjeve, Policia kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e tij.
I njëjti ishte ekstraduar nga shtetet perendimore shkaku i grabitjeve te renda. Mbi te rendojne dyshimet per 15 raste te veprave te renda./Sakte.net