Policia turke: Vrasësi i ambasadorit turk ishte mbështetës i FETO-s

Policia turke ka njoftuar se polici, Mevlut Mert Altintash, i cili e vrau ambasadorin rus në Ankara, Andrey Karlov, është mbështetës i organizatës Feto.

Mediat në Turqi raportuan se sulmuesi që kreu atentatin ndaj ambasadorit rus Andrey Karlov sot në Ankara është polic.

Sipas mediave ai është identifikuar si Mevlut Mert Altintash, oficer i Policisë nga Ankaraja.

Andrey Karlov ka vdekur pas plagëve të marra pasi që ndaj tij është qëlluar me armë zjarri gjatë fjalimit që po mbante në një ekspozitë të fotografive në kryeqytetin turk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme