Politikani gjerman: Shteti i Kosovës u planifikua në vitet ’80, Amerika kishte një qëllim

Politikani gjerman Vili Vimer thotë se Kosova si shtet është planifikuar nga fundi i viteve 80 dhe se dedikimi i saj i vetëm është që të jetë “aeroplan-bartës amerikan në tokë”.
Vimer në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës “Veçernje novosti”, e cila përkujton se ai që në vitin 2000 ka thënë se Kosova paraqet “nevojën e Amerikës për të dominuar në Ballkan”, thotë se “që nga lufta agresive kundër RFJ-së” së atëhershme, NATO, e udhëhequr nga SHBA-të, nuk i ka ndalur konfliktet.

E përditshmja e Beogradit përcjell fjalët e Vimerit se “koalicioni luftarak në Uashington zhvillon luftë konstante kundër presidentit Donald Trump, sepse ka dëshirë të vazhdohet me luftërat, kurse cak kryesor është Evropa”.

Ky ish-deputet, sekretar i shtetit gjerman dhe nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ka vlerësuar se oferta eventuale për Serbinë që të hyjë në Bashkimin Evropian, me kusht që ta njohë Kosovën, paraqet “vazhdim të luftës kundër Serbisë”.

“Kjo kërkesë është e çuditshme. Me të vazhdohet lufta kundër Serbisë e cila duhej ndaluar para invazionit kundër vendit tuaj”, ka thënë Vimeri.

Ai ka përsëritur se “lufta kundër Jugosllavisë ka qenë ilegale” dhe se “për zgjidhjen e konfliktit duhet insistuar në Rezolutën 1244 të LS të KV-ve” të vitit 1999.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme