Porsche Cayman GT4 në version për gara |FOTO

Modeli Cayman GT4, do të kthehet në makinë që garon nëpër pista/


Prodhuesi gjerman e ka futur sërish në funksion Cayman GT4, mirëpo do ta sjellë në një version dhe destinim tjetër, ndërsa do ta fusë në prodhim së shpejti, transmeton Telegrafi.

 

Në imazhe, është shfaqur makina eksperimentale për gara, që po e zhvillon Porsche Motorsport.

Gjithçka është e bazuar në Cayman GT4 Clubsport, ndërsa ka elemente të shumta të modelit që është aktualisht në treg.

Megjithëse nuk janë dhënë detajet, bëhet e ditur se Porsche “po i mbledh elementet më atraktive” që t’i vendosë në këtë makinë, që do të prezantohet në World Rally Championship që zhvillohet në Gjermani.

Kjo nuk është hera e parë që Porsche shfaqet në garat me rikthime të tilla. Të njëjtën gjë e ka bërë me legjendaren 959, versionin 911 dhe Safarin e terreneve të vështira.

Në imazhet e publikuara nga Porsche, shfaqet modeli Cayman GT4 që ka katër drita gjigante në pjesën e përparme, si dhe një shtresë metalike të kapur në strukturën e poshtme.

Ende nuk dihet se me çfarë fuqie do të lëvizë, ndërsa interesimi më i madh është nëse do të jetë hibrid apo edhe i elektrifikuar.

Lini Një Koment