Portreti i Adem Jasharit me fishekë zbulohet në Prekaz

Mozaiku i ndërtuar nga 200 mijë fishekë ku është bërë portreti i komandantit legjendar Adem Jashari është zbuluar sot në 20 vjetorin e rënies së tij.

Mozaiku që nga sot e deri më 7 mars do të qëndrojë në kompleksin memorial, Adem Jashari në Prekaz, ndërsa pas 7 marsit ende nuk është vendosur se çka do të ndodhë më të.

Autori i këtij mozaiku, Besart Gashi bëri të ditur se mozaiku është 25 metra katror dhe është punuar nga 200 mije gëzhoja fishekësh.

“Për nder të 20 vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jasharin dhe epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam vendosur ta bëjë një mozaik të veçantë siç është fytyra e komandantit të veçantë dhe vepra e tij sublime që ka bërë për vendin tonë. Ky mozaik është për herë të parë i punuar me gëzhoja fishekësh, sipas hulumtimeve të mija në botë nuk ka kaq përmasa të mëdha. Jam i lumtur që pata mundësinë ta zbuloj në këtë 20 vjetor. E gëzofshi Prekaz, e gëzofshi Drenicë, e gëzofshi mbarë trojet shqiptare”, tha ai, transmeton kp.

Madhështore mozaikun e ka quajtur kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili tha se kjo vepër tregon dashurin që qytetarët kanë për komandantin Adem Jashari.

Image