Pozhari: Ata që para 15 viteve ishin fëmijë, me 11 dhjetor do t’ia japin përgjigjen Ali Ahmetit

Kanë filluar edhe reagimet e para menjëherë pas deklarimeve të Ali Ahmetit, i cili në një tubim tha se …. “Sigurisht e kam për një forcë politike që po angazhokaja shqiptarë, por ku ishte ajo para 15 viteve kur gjakosej shqiptar për Univerisitete, flamur shqiptar dhe tani me votat e shqiptarëve duan të na bëhen sundimtarë. Në dorë dhe mendje të kurkujt nuk jemi, por obligim e kemi të themi se shqiptarët duhet të votojnë për shqiptarët dhe do vjen koha në këtë vend ku do ndërtohen parti ideore, por ama kjo nuk është sot, por decenieve të ardhshme, por ata të mos bëhen shpëtimtarë të shqiptarëve”, ka thënë Ahmeti.

Gazetari Xhevdet Pozhari si kundërpërgjigje ka shtruar një sërë pyetjesh për Ali Ahmetin. Në rrjetin e tij social Pozhari ka shkruar:

Ali Ahmeti pyet ku ishit para 15 viteve! Çfarë bëre t’i zotëri këto 15 vite?

Çfarë bëre që ta ndalësh boshatisjen e Maqedonisë nga rinia shqiptare? Çfarë bëre që t’i ndalësh proceset e montuara gjyqësore “Monstra”, “Sopoti”? Cfarë bëre që ta ndalësh Kumanovën? Çfarë bëre që ta ndalësh deshqiptarizimin e Shkupit, përmendoret 500 milion eurosh të Gruevskit…enciklopedinë? Edhe sa herë do ta premtosh zyrtarizimin e gjuhës shqipe? Si do t’i mbulosh aferat korruptive të zyrtarëve të lartë të BDI – së që u dëgjuan gjithandej neper përgjime? Çfarë do t’ju thuash bashkëluftëtarëve të tu që dergjen nëpër burgje? Çfarë porosie do të kesh për familjarët e ushtarëve të vrarë pas 2001-shit? Çfarë porosie ke për ushtarë që kërkojnë ndihma sociale për t’i shëruar fëmijët e tyre? Po ministrat e tu kur u përkulen me nderime para “branitellave”? Si do ta arsyetosh partizimin e universiteteve, shkatërrimin e arsimit? Po, Tetova pse lejove të helmohet? … ka edhe shumë “pyetje” përgjigjen e së cilave do t’i japin ata të që para 15 viteve ishin fëmijë, por sot nuk e durojnë sojin tënd t’i përfaqësojë edhe më tutje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme