Prekëse: Babai sheh djalin për herë të parë me ndihmën e teknologjisë (Video)

Të jetosh me ndonjë të metë nuk është diçka që të gjithë përballën. Megjithatë, ata që përballen me këtë, duhet të gjejnë një mënyrë për t’u adaptuar.

Një rast i tillë ishte edhe Gene Purdie nga Denveri i Kolorados, i cili vuante nga nga një sëmundja ‘Stargardt’ që kur ishte adoleshent.

Kjo sëmundje dëmton retinën e syrit dhe bënë që pamjet të shihen në mënyrë të turbullt, transmeton Express.

Gene është i martuar dhe ka një djalë të vogël.

Edhe pse familja e tij ishin të mësuar me sëmundjen e tij, gjithçka në jetën e tyre ndryshoi pasi gruaja e Gene zbulon diçka që ishte shfaqur në televizion.

Në një shfaqje televizive ndihmoheshin të gjithë ata që kanë këtë sëmundje, duke iu mundësuar që me anë të teknologjisë të shfaqen pamje të pastra për të gjithë ata që nuk shohin.

Më poshtë mund të ndiqni videon kur Gene sheh në mënyrë të qartë djalin dhe gruan e tij: