Premierliga zbulon për kë bëjnë tifo gjyqtarët (FOTO)

Sezonin e kaluar, gjyqtarit kryesor Kevin Friend u ndalua të drejtonte ndeshjen e Tottenham ndaj Stoke City, për arsyen se ai është tifoz i Leicester, rivalit të “Dhelprave” për titullin kampion.

Një tjetër bluzë e zezë e Premierligës, Anthony Taylor ka marrë një mori kritikash nga ish-shefi i gjyqtarëve, sikurse dhe nga një sektor i tifozëve të Liverpool, për guximin që pati, duke pranuar të gjykojë ndeshjen mes Manchester United dhe Liverpool, transmeton telesport.al.

Burimi i sulmit ndaj arbitrit ishte fakti që drejtuesi i garës jeton vetëm 10 km larg “Old Trafford”.

Për këtë arsye, Keith Hackett ka theksuar se mund të ketë probleme, ndërkohë që të armatosur me kritika në rrjetet sociale janë shfaqur disa tifozë të Liverpool.