Premtimi 1 milionësh i Behgjet Pacollit: A i dha me të vërtetë ato para për të prekurit nga tërmeti?

I pari i ARK’së, Behgjet Pacolli, njëhërit një nga shqiptarët më të pasur, pati premtuar 1 milion euro për dëmet e shkakatuara në Shqipëri pas tërmetit. Deklarata e tij ‘se do t’i jap 1 milion për vëllezërit shqiptarë’, shtoi mediat në çdo cep ku flitet shqip, po ai dha Pacolli në të vërtetë ato para.


Ish-amabasadorja e Kosovës në Itali Alma Rama, përmes një shkrimi në Facebook, ka sulmuar Pacollin për këto para, sipas së cilës ai akoma nuk i ka dhënë.

“Premtoi se do jepte 1 milion euro per termetin ne Shqiperi,por dergoi 500 granata helmi, gazi lotesjelles”, ka shkruar Lama në Facebook.

Kujtojmë, që Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook kishte njoftuar se ai dhe familja e tij do të dhurojnë 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti.

“Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt”, kishte shkruar Pacolli.

Ndërsa, kishte shtuar se përveç ndihmës financiare, ai priste që të strehojë familje të prekura nga tërmeti.

“Unë pres po ashtu që në mënyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”, ka theksuar Pacolli.

Zemërgjerësinë e shqiptarëve e dijmë të gjithë, premtime milionëshe kishte dhënë edhe një tjetër shqiptar që jeton në Amerikë, por fjalët e tij mbetën vetëm në një video në publikuar në Facebook, sa për të kthyer vëmendjen nga ‘milionat e Gjon Balës’.

Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura në Amerikë, Gazmend Gjonbalaj, kishte premtuar se do të kthehet në Kosovë për të investuar 50 milion euro nëse Kurti bëhet kryeministër. Por, nuk ndodhi as kjo, megjithëse pak reagoi.

Mërgimtari nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazmend Gjonbalaj u bë i gjallë 4 muaj pas premtimit të tij të madh që bëri gjatë fushatës zgjedhore, shkruan Gazeta Metro.

Gjonbalaj kishte publikuar një video e cila u bë virale në të gjithë Kosovën, ku thoshte se në rast se do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare Lëvizja Vetëvendosje, do të kthehet në Kosovë me 50 milionë euro.

Mirëpo, pas premtimit të dhënë i cili nuk u realizua, Gjonbalaj lajmërohet sërish me një shkrim në Facebook, ku uron krijimin e Qeverisë së re, mirëpo  nuk shihet të ketë përmendur 50 milionët e premtuara.

Në këtë shkrim, Gjonbalaj uroi qeverinë e re duke e quajtur një kapitull të ri për Kosovën dhe për atë personalisht.

Lini Një Koment