Presidenti çek: E dua Serbinë dhe popullin serb, por jo Kosovën

Presidenti çek Milosh Zeman ka thënë të martën pas mbërritjes në Beograd se ai e do shumë Serbinë dhe popullin serb, por “jo Kosovën”.

Zeman u prit në Beograd nga nikoqiri i tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Republikës Çeke janë sot në nivelin më të lartë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram “E ardhmja e Serbisë”  të cilit i ka bashkëngjitur fotografi nga pritja në aeroportin “Nikolla Teslla”, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Është paraparë që të dy presidentët të mbajnë një takim tet-a-tet gjatë ditës së sotme, pasuar nga një takim plenar i delegacioneve të Serbisë dhe Republikës Çeke.

Nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale është parashikuar të bëhet sot ku më pas do të deklarohen për media të dy krerët e shteteve.

Lini Një Koment