Presidenti gradon gjeneralët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të bëjë gradimin e disa pozitave komanduese në FSK.

Sipas një njoftimi nga Presidenca duke u mbështetur në kompetencat e tij kushtetuese e ligjore dhe në pajtim me rekomandimin e përbashkët të komandantit të FSK-së, presidenti bën sot bën gradimin e dy gjeneralbrigade në gradën gjeneralmajor” dhe pesë kolonelëve në gradën gjeneralbrigade.

Thaçi, po ashtu, sot miraton edhe emërimin e pesë gjeneralbrigade në pozitat e mëposhtme:

1.       Komandant i Forcave Tokësore, njëherësh edhe Zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës;

2.       Drejtor i Departamentit të Personelit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës;

3.       Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës;

4.       Komandant i Brigadës së Mbështetjes Operacionale në Forcën e Sigurisë së Kosovës;

5.       Zëvendëskomandant i Komandës së Forcave Tokësore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme