Presidenti i Bocas konfirmon përforcimin e ri të Dortmund

Borussia Dortmund po përforcohet në merkaton e dimrit për të vazhduar luftën për titullin e kampionit në Bundesliga.

Skuadra e Lucien Favre aktualisht është lidere e ligës, me gjashtë pikë më shumë se Bayern Munich.

Por, skuadra “verdh e zi” është kujdesur që të përforcohet, në mënyrë që ta mbajë pozitën e parë në tabelë.

Dortmund kanë arritur marrëveshje me lojtarin e Boca Juniors, Leonardo Balerdi, ka konfirmuar presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici..

19 vjeçari ka pesë paraqitje në ligë me finalistët e Copa Libertadores, por po shihet si lojtar me perspektiv të madhe.

Raportimet në Argjentinë bëjnë të ditur se Dortmund kanë paguar rreth 15 milionë euro për lojtarin.

Balerdi do të udhëtoj gjatë kësaj jave për në Gjermani, ku do të kryej testet mjekësore. 

Lini Një Koment