Presidenti i Brazilit: Covid-19, mashtrim mediatik. T’i kthehemi jetës

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është shprehur se edhe nëse do të infektohej me koronavirus, nuk do të ndjente asgjë.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të martën në mbrëmje, Bolsonaro e ka cilësuar Covid-19 si “fantazi” dhe “mashtrim mediatik”.

“Virusi ka mbërritur, ne po e luftojmë atë dhe së shpejti do të kalojë”, u shpreh ai.

Bolsonaro bëri thirrje që jeta të vazhdojë dhe vendet e punës të ruhen. Ndër të tjera, ai u kërkoi kryetarëve të bashkive dhe qeveritarëve të shtetit që të tërheqin masat e bllokimit.

Po ashtu, ai deklaroi se situata e tmerrshme në Itali nuk do të përsëritet në Brazil për shkak të popullsisë më të re të vendit të Amerikës Latine dhe klimës më të ngrohtë.

 

Lini Një Koment