Presidenti Thaçi nuk ishte shqiptari i parë që u përkul para memorialëve përçarëse. A ju kujtohet ky ministër i BDI – së?

Përkulja e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, para memorialit të 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në fshatin Grackë të Lipjanit, në të cilën është i vendosur mbishkrimi “Viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”, ku shqiptarëve u referohet me termin fyes ‘shiptarskog terora’, vazhdon të zgjojë reagime të shumta në Kosovë.
Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që një pushtetar shqiptar është përkulur para memorialëve që zgjojnë reagime dhe paraqesin ndarjet e thella ndëretnike.
I pari që e kishte bërë “sefte” një veprim të ngjashëm ishte ish ministri Fatmir Besimi, i cili në vitin 2012 së bashku me një delegacion të lartë të Armatës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Mbrotjes, njëjtë si presidenti Thaçi, patën vendosur kurora me lule dhe ishin përkulur para bustit të ushtarëve të vrarë gjatë konfliktit të 2001 e cila është vendosur në oborrin e Ministrisë së Mbrotjes.
Fatmir Besimi, kishte nderuar po ashtu edhe të akuzuarin për krime lufte në Kosove gjeneralin e ushtrisë serbe Ljubisa Dikovic/Sakte.net

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë