Presidenti Thaçi thotë se mund të tërhiqet për kufijtë: Kur të dëgjoj ide më të mira

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, e cila po kundërshtohet fuqishëm nga opozita e vendit.

Thaçi ka thënë se pozicioni i tij karshi kufijve “është kushtetues dhe ligjor, dhe i pakontestueshëm”.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga ideja e tij për kufijtë, “në emër të konsensusit nacional”, Thaçi është përgjigjur: “Kur të dëgjoj ide të tjera më të mira, do ta mendoj”.

“S’kam dëgjuar ide më të mira për ta përmbyllur dialogun me Serbinë”, është shprehur ai.

“Synimi im është ky: Të ndodhë dialogu, Kosova të jetë sa më unike, mundësisht. Mbështes fuqishëm korrigjimin e kufirit”, ka thënë Thaçi.

“S’ka njohje reciproke, pa definim të kufirit”, ka këmbëngulur Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme