Presidentja e re e KE: Të hapim sa më shpejt negociatat me Tiranën

Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka folur për mundësinë e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke folur për revistën Spiegel, ajo tha se duhet ta mbajnë dorën e shtrirë ndaj këtyre dy vendeve.

Von der Leyen tha se është në favor të nisjes së shpejtë të negociatave.

E zgjedhur të martën si presidente e KE, ajo tha se mbështet perspektivën të shpejtë të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

“Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me këto vende sapo Këshilli Europian të arrijë në përfundimin se janë përmbushur kriteret,” tha ajo.

Këshilli Europian përbëhet nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE dhe do mblidhet në tetor.

“Ne duhet ta mbajmë dorën e shtrirë ndaj këtyre shteteve. Ne ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, ne jemi fqinjë dhe nëse e mbyllim derën për këtë rajon, dëmtojmë veten,” tha ajo.

Sipas Spiegel, për disa vende të Ballkanit Perëndimor, perspektiva e anëtarësimit në vitin 2025 është e hapur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme