Prezantohet Mercedes-Benz E-Class Coupe [FOTO]

Mercedes-Benz ka prezantuar zyrtarisht modelin E-Class Coupe.

 

Mercedes-Benz E-Class Coupé bashkon të bukuren, klasiken dhe tiparet e grand tourer me teknologji të lartë. Ky model ka të gjitha tiparet dhe inteligjencën e modelit E-Class.

Ky model është i gjatë 4826 mm, i gjerë 1860 mm dhe i lartë 1430 mm, transmeton Express. Fillimisht për këtë model mund të zgjidhni ndërmjet një motor me naftë dhe dy me benzinë me fuqi nga 135 kW (184 kf) deri 245 kW (333 kf).

Motori i ri dizel me 4 cilindra vjen me fuqi prej 143 kW/194 kf dhe shpenzime mesatare prej 4 litra për 100 km.