Prishtinë: Nis fushata informuese për liberalizimin e vizave

Në Sheshin “Nëna Terezë”, janë shpërndarë fletë informuese lidhur me liberalizimin e vizave, ku gjenden disa nga përgjigjet lidhur me liberalizimin e vizave, proces që pritet të ndodhë në fund të vitit, këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha.

Në profilin e saj në Facebook, Hoxha ka shkruar se tashmë në Sheshin Nëna Terezë disa të rinjë do të shpërndajnë fletushka nga të cilët qytetarët do të informohen rreth pyetjeve që kane rreth liberalizimit të vizave.

Me këtë, Hoxha ka treguar se ka nisur fushata për liberalizimin e vizave.

“Djemtë e vajzat, me fletushka informuese për qytetarët, në Sheshin “Nëna Terezë”, ofrojnë përgjigje në tri pyetjet: Çka duhet të dini për liberalizimin e vizave? Çka është liberalizimi i vizave, Çka nuk është liberalizimi i vizave.

Ne jemi gati për liberalizim. Ne e dimë rëndësinë e liberalizimit dhe kemi punuar që të arrihet kjo ditë sa më parë. Ne do të bëhemi edhe formalisht pjesë e pandashme e vlerave evropiane, kulturës dhe trashëgimisë evropiane????????, ashtu siç ishim përherë”, ka shkruar Hoxha.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme