Probiotikët, burim i shkëlqyeshëm i vitaminës D

Shkencëtarët kanë dëshmuar që konsumi i probiotikëve rrit nivelin e vitaminës D në trup për 25 për qind. Ky është hulumtimi i parë, i cili ka treguar që burim i shkëlqyeshëm i vitaminës D nuk është vetëm dielli.

Vitamina D është e domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e eshtrave, ndërsa hulumtimet e mëparshme kanë treguar që redukton dukshëm rrezikun nga krijimi i osteoporozës, transmeton Koha.net.

Pjesëmarrësit e hulumtimit kanë qenë persona të rritur. Kanë marrë shtesa të probiotikëve në periudhën prej 9 javësh. Shkencëtarët në mostrën e gjakut kanë matur nivelin e vitaminës D para fillimit dhe në fund të hulumtimit.

Rezultatet e hulumtimit, të cilat janë publikuar në revistën “Clinical Endocrinology & Metabolism”, kanë dëshmuar që niveli i vitaminës D në gjakun e pjesëmarrësve është rritur për madje 25 për qind.

“Vitamina D është e domosdoshme për absorbimin e duhur të kalciumit, ndërsa probiotikët janë burim i shkëlqyeshëm sepse në parim përmbajnë edhe sasi të madhe të kalciumit”, ka deklaruar dr. Andrew Jones.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që vitamina D redukton rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve autoimune dhe diabetit, por janë të nevojshme edhe hulumtime tjera shtesë që shkencëtarët të jenë tërësisht të sigurt në saktësinë e rezultateve.

“Edhe pse tashmë një kohë të gjatë dihet që probiotikët janë të shkëlqyeshëm për shëndetin e tretjes dhe që përshpejtojnë absorbimin e vitaminës D, me këtë hulumtim kemi zbuluar që probiotikët edhe vetvetiu janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës D”, ka shtuar dr. Jones.

Probiotikët kanë efekt të shkëlqyeshëm në shëndet, veçanërisht në punën e sistemit tretës. Deri tani është besuar që dielli është burimi i vetëm i mirë i vitaminës D. Pasi që rrezatimi diellor nga viti në vit është gjithnjë e më i dëmshëm, ekspozimi në diell duhet të ulet në minimum, dhe atë me mbrojte adekuate.

Kremi për rrezitje mund të reduktojë absorbimin e vitaminës D gjatë rrezitjes. Prandaj pavarësisht asaj që dielli është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës D, rrezitja nuk është mënyrë e sigurt për të përmbushur nevojat e trupit për vitaminë D.

Lini Një Koment