Proceset gjyqësore për rastet e PSP-së, Xhelili: Ish funkionarët, rrënjë të thella në instuticionet shtetërore

Mos themelimi i Gjykatës apo njësisë speciale për krim të organizuar pranë Gjykatës penale në Shkup vështirëson proceset gjyqësore të ngritura nga PSP vlerëson ish gjykatësi Fadil Xhelili.

Sipas tij bëhët fjalë për rastë të vështira ku bëjnë pjesë ish funksoionarë të lartë të pushtetit që kanë qeverisur për 12 vite , kohë në të cilën janë zgjedhur edhe gjykatësit të cilët tani procesojnë këto lëndë. Ata kanë rrënjë të fuqishme në institucionet shtetërorë andaj ka përjashtime në respektimin e afateve dhe zgjetjen e procedurave shprehet Xhelili.

“Nëpër gjykata nuk u themelua ndonjë gjykatë speciale apo ndonjë njësi pranë gjykatës shkup 1 për krim të organizuar që do të merrej me këtë lënde dhe tani të gjitha këto lëndë i procedojnë ato gjykatës të cilët kanë qenë të rregull dhe që kanë qenë të zgjedhur edhe nga ish qeveria.Kështu që mesiguri se kjo i atrubohet edhe kohëzgjatjes pak më të madhe që të ndrysojë klima edhe në gjykata që gjykatësit të marrin guximin ti gjykojnë dejtë këto lëndë që janë lëndë të vështira” – thotë ish gjykatësi, Fadil Xhelili.

Xhelili nuk dyshon se edhe për këto lëndë do të ketë një epilog pëfundimtarë gjyqësorë,dilemma qëndron se nëse ato vendime do të zbatohen deri në fund.

“Përshtypja ime është se më në fund këto do të kenë epilog juridik do të kenë edhe vendime gjykuese por është vështirë të parashihet se sa do të jenë ato vendime dhe se sa ato do të realizohen deri në fund” – u shpreh ish gjykatësi, Fadil Xhelili.

Që nga fillimi i procedurave gjyqësore në rastet e ngritura nga PSP ,kjo e fundit thekson se të akuzuarit dhe pala mbrojtëse me ankesa dhe vërejtje të pabaza vazhdimisht kërkon anlulimin dhe stërzgjatjen e gjykimeve për këto raste.Prokuroria Speciale Publike u themelua si rrjedhojë e marrëveshjes politike të vendore dhe faktorit ndërkombëtar, duke pasur si detyrë hetimin e rasteve pas publikimit të bisedave të përgjuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme