ProCredit Bank ‘i vjedh’ konsumatorët edhe në debit kartela (video)

Bankat janë ma të pregadituna dhe manipulojnë me padijen e qytetarëve.

Mbas ankesës se Albana Morinës, ish punëtore ne ProCreditBank, e cila foli haptazi për Televizionin Rrokum lidhun me “dallaveret” e mbrendshme që bajnë bankat në Kosovë, menjiherë kanë ardhë ankesa të reja në redaksinë e Televizionit Rrokum.

Albana Morina, ish punëtore në ProCreditBankAlbana Morina, ish punëtore në ProCreditBank

Albana thotë se suspendimi i saj ka qenë pa ndonji arsye, por tue thanë që kanë pasë ankesa nga nji klient, gja që Albana nuk e ka posedue asnjiherë këtë ankesë.

E mbas kësaj historie, nji qytetar klient në ProCredit Bank, i cili ka dasht me mbetë anonim për arsye personale por emni dhe adresa e tij jane te njohuna per redaksine, asht shprehë që kjo bankë e ka vjedhë dhe po ashtu nuk asht e përgjegjshme për klientat e saj.

“Ne muajin e 12.2016 mi skadoj afati karteles se bankes dhe nuk u njoftova nga banka per kete ku ne paguajm mirmbajtje te xhirollogarise per qeto sherbime, mirepo nuk me lajmruan dhe kur shkova t’i terhek edhe 73 eurot e fundit nga llogaria ne muajn janar e verejta qe me ka skadu afati i karteles. Shkova ne banke dhe kerkova kartelen tjeter, me thane duhesh me ba kerkese per kartele te re dhe ajo zgjatke nje jave, ndersa une s’kisha as nje cent n’xhep dhe m’u deshten paret nga llogaria. U detyrova me pagu 3 euro provizion per m’i terhek paret nga shallteri brenda bankes plus 2 euro e gjyse me i pagu per kartele te re dmth 5 euro e gjyse m’i plaçkiti banka”.

E Agim Shahini, kryetar i Aleances Kosovare të Biznisit thotë që bankat janë ma të pregadituna dhe manipulojnë me padijen e qytetarëve.

Shahini gjithashtu tha që bankat po i vjedhin qytetarët edhe nga perdorimi i kartelave bankare.

Agim Shahini, kryetar i Aleances Kosovare të BiznisitAgim Shahini, kryetar i Aleances Kosovare të Biznisit

Ma tej, ai shtoi se, bankat vetëm vitin e kaluem kanë perfitue 100 milion euro.

Ankesat për banka nuk janë tue u ndalë hiç. Madje, disa nga qytetarët janë të vetëdijshëm që po rrjepen nga Bankat, mirëpo në pamundësi për nji jetë të mirë ata po janë të detyruem me qenë klientë të tyne për kredi të ndryshme, e shpesh edhe për shkak të punës që e bajnë. /Rrokum.TV