Prokurorët e Hagës vazhdojnë intervistimet, ende asnjë aktakuzë

Kanë kaluar 3 muaj prej se njëri nga ish-eprorët e UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, Sabahajdin Cena u intervistua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Por, nga 14 janari i këtij viti, kur Cena dha dëshminë e tij, ai asnjëherë nuk është kontaktuar nga gjykata.

Cena i cili jeton në qytetin e Rahovecit thotë se pas intervistimit ai nuk ka pasu asnjë kontakt as me ish-luftëtarët ose të intervistuarit e tjerë.

“Unë e di për vete që jam intervistuar. Kam qenë drejtor i Zonës Operative të Pashtrikut, po të bëjë be se njeri i gjallë nuk më ka bërë telefon, as prej të intervistuarve as prej shefave të më pyesin as çfarë të kanë pyetur as kurrgjë hiq, përveç gazetarëve. Prandaj për zotën, nuk di asgjë çfarë do të behët halli jonë, nuk di”, tha Cena për Radio Evropa e Lirë.

Në organizatën e cila përfaqëson veteranët e luftës së UÇK-së, thonë se numri i personave që janë ftuar për intervistim në cilësi të ndryshme ka kaluar numrin 40.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, thotë se kanë kontakt të vazhdueshëm me personat që ftohen nga Gjykata Speciale, duke thënë se pritet rritje e numrit të personave që do të ftohen për intervistim.

Në zyrën e Prokurorit të Specializuar, për Radion Evropa e Lirë, thanë se nuk mund të japin detaje se sa është numri i saktë i personave që janë intervistuar deri me tani.

Poashtu nuk është treguar se kur mund të priten aktakuzat e para.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme