Prokurori Hoxha për rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic: Këtë muaj do të ngrihen aktakuza

Ndaj të dyshuarve për përfshirje në në vrasjen e Oliver Ivanovic, Marko Rosic e Nedeljko Spasojevic gjatë ditëve në vijim do të ngrihen aktakuzë e ka konfirmuar Prokurori Special, Sylë Hoxha.


“Këtë muaj, gjatë 15 deri 20 ditëve të ardhshme, do të ngritën aktakuzat”  raporton të e ketë konfirmuar për portalin KoSSev.info Prokurori Sylë Hoxha.

Ai shtoi se Prokuroria ka të dhëna të reja në lidhje me rastin e vrasjes Ivanovic, por këto do të ju njoftohen publikut kur të ngritën paditë.

Marko Rosic i Nedeljko Spasovic më 22 tetor ju është shtyrë paraburgimi edhe për dy muaj.

Avokati i Rosic, Mahmut Halimi, kishte deklaruar në kohën e vendimit për shtyrje të paraburgimit se nuk ishin paraqitur dëshmi të reja nga prokurori që do të arsyetonin vazhdimin e mbajtjes në paraburgim të klientët.

Në nëntor të 2018’s ishte arrestuar edhe një tjetër anëtar i Policisë së Kosovës, Dragisa Markovic, që u lirua më vonë. Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoicic, po ashtu njëri prej të dyshuarve për përfshirje në vrasje atëherë ishte arratisur. Për të është lëshuar fletë arrest.

Deri tani dihet se për rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic, bashkëpunim në vrasje, janë të dyshuar 7 persona. Emrat e pesë prej tyre dihen- Nedeljko Spasojevic, Marko Rosic, Dragisa Markovic, Milan Radoicic e Silvana Arsovic.

Lini Një Koment