Prokurori paraqiti provat kundër imamit Shefqet Krasniqi

Prokurori i rastit Elez Blakaj, ka paraqitur provat kryesore kundër Shefqet Krasniqit.

Provat sipas prokurorit bazohen nga marrja e deklaratave të Nasere Ademit dhe Minire Heta. Sipas prokurorit, Nasere Ademi do të dëshmoj për vajzën e saj e cila pas dëgjimit të ligjëratave të imamit Krasniqi, në këtë rast të pandehurit, ka ndërruar sjelljen duke u mbyllur në dhomë me muaj të tërë dhe pastaj edhe ka udhëtuar për në zonën e konfliktit, raporton KTV.

Gjithashtu sipas prokurorit dëshmitarja tjetër Minire Heta ka paraqitur prova se si djali i saj pas dëgjimit të ligjëratave i është bashkuar luftës në Siri e Irak. I njëjti para se të nisej është konsultuar me Krasniqin për të marrë mendim.

Prokurori gjithashtu po i paraqet edhe shmangiet e tatimit për një raport kontrolli të Administratës Tatimore e cila bazohet në shumë raporte ku konfirmohet se subjekti afarist “Porta” e cila ka shmangur tatimin mbi 20 mijë euro.

“Ekspertizën financiare lidhur me këtë çështje do ta paraqesim”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme