Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin që dyshohet se pagoi për vrasjen e gruas së tij

Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkon burgim të përjetshëm për Sadetin Sulën dhe bashkëpunëtorin e tij Fatjon Karmeshtna, që akuzohen për vrasjen e Suela Sulës në të 2016-s.

Pas hetimeve organi i akuzës dyshon se Sula ka paguar punëtorin e tij Karmeshtna, i cili në këmbim të parave ka vrarë gruan në tualetin e mobilierisë së familjes, me emrin “Europa”.

Kujtojmë që nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e mobilierisë që kishte në bashkëpronësi me të shoqin. Fillimisht u dyshua se kishte qenë Sadetini autor i krimit, por mandej rezultoi se bashkëshortja e tij ishte mbytur nga punëtori i mobilerisë.

Ishin regjistrimet telefonike ato që zbuluan se Sadetin Sula bisedonte me Karmeshtnën lidhur me të shoqen dhe dyshimet që kishte ndaj saj, teksa shfaqte xhelozi, shkruan Shekulli.al.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme