Prokuroria s’ka filluar ende hetimet për ‘Pronto II’

Edhe pas publikimit në vazhdimësi të skandaleve të zyrtarëve të lartë të PDK-së të njohura tashmë si Pronto II, prokuroria e shtetit ende nuk ka  nisur hetimet.

Gazeta “Zëri” mëson zyrtarisht se ende janë duke u shqyrtuar këto raste për të parë nëse ka elemente të veprës penale.

“Siç ju kemi informuar edhe më parë se Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka krijuar ekipin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilët do të verifikojnë dhe analizojnë përmbajtjen e transkripteve të telekomunikimeve të përgjuara në rastin e MTPT-së”, ka thënë për “Zëri”, Hekrem Luftiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit, transmetonzeri.info.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme