Prokuroria: S’ka mbetje mortore në kampusin e UP’së

Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se nuk është gjetur asnjë mbetje mortore gjatë gërmimeve në hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës.
Sipas njoftimit nga Prokuroria gërmimet në kampusin e UP’së përfundojnë sot (28 korrik 2016)

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinion se pas përfundimit tё gërmimeve vlerësuese nё hapësirën e kampusit tё Universitetit tё Prishtinës edhe pёr pikën e tretë dhe tё fundit si vend i dyshuar për mbetje mortore, pёr dy ditё me radhë, me datë 27 dhe 28.07.2016, sipas urdhëresës së PSRK me numër PPP.27/16, tё datës 16.06.2016, nuk janë gjetur mbetje mortore.

Nё ekzekutimin e urdhëresës së lartcekur kanë marrё pjesë; Departamenti i Mjekësisë ligjore (DML), Njësia Hetimore pёr Krime Lufte dhe Persona tё Zhdukur (NJHKLPZH) dhe Komisioni Qeveritar pёr Persona tё Zhdukur (KQPZH), po ashtu ka asistuar edhe Komuna e Prishtinës”, thuhet në komunikatën e dërguar.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë