Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë ndaj një personi për krime lufte

E enjte, 20 Tetor 2016  –  Sakte.net

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për krime të luftës kundër popullsisë civile
Prokuroria ka njoftuar se aktakuza është ngritur kundër të pandehurit R. Sh., shtetas i Kosovës, për shkak se ka kryer veprën penale: Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e dënueshme sipas nenit 142 të Ligjit të aplikueshëm lidhur më Konventën e IV të Gjenevës dhe nenit 152 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga prokurori vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. /Lajmi.net