Pronari i banesës flet për 75-vjeçaren zvicerane që e vrau Iliasin

Pronari i banesës në të cilën kishte jetuar 75-vjeçarja e akuzuar për vrasjen me thikë të 7-vjeçarit kosovar në Bazel, ka folur rreth qiramarrëses së tij, për të cilën edhe më tutje dihet shumë pak, siç nuk dihen as arsyet që e çuan në vrasjen e Iliasit derisa po kthehej nga shkolla.

Zvicra është tronditur të enjten kur 7-vjecari nga Kosova që jetonte në Bazel me familjen e tij, u gjend i prerë në qafë. Një 75-vjecare u arrestua nën dyshimet se ajo ka kryer krimin.

E moshuara zvicerane kishte pranuar se ka kryer krimin, ndërsa motivet nuk dihen.

Qiradhënësi i të 75-vjecarës ka thënë se ajo nuk është vërejtur shumë dhe ka jetuar jetë modeste, transmeton Gazeta Express.

Shtatëdhjetepesë vjeçarja, e cila gjendet në paraburgim, ka jetuar për shumë vjet rreth një kilometër larg vendit të krimit.

Verën e kaluar ajo është zhvendosur nga banesa, shkruan gazeta zvicerane, 20 minuten. Pronari i banesës e ka përshkruar ish-qiramarrësen e tij, e cila edhe më tutje është një mister.

“Ajo ka jetuar e vetme dhe ka bërë një jetë modeste. Ajo kurrë nuk është vërejtur. Gjithmonë ka paguar qiranë me rregull, nuk ka përdorë narkotikë, dhe nuk ka qenë alkooliste”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka treguar se si ajo u largua nga banesa e tij.

“Ajo shkoi për shoping ose doli në shëtitje, por më nuk u kthye asnjëherë”.

Mirëpo ai kujton diçka të pazakontë lidhur me qiramarrësen, duke treguar se “një herë ose dy herë në vit, Policia ose Prokurori vinte në banesën e saj”.

Ai thotë se nuk i di arsyet dhe për dijeninë e tij, e moshuara zvicerane kurrë nuk ka qenë në burg ose në psikiatri.

Ndryshe, autoritetet zvicerane pas arrestimit të 75-vjecares, e cila u lajmëruar vetë në Polici, pas vrasjes së Iliasit 7-vjecare, kanë hedhur dyshime se ajo ka probleme psiqike. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme