Protestuesit numërojnë veprat penale të Adem Grabovcit

Një grup i qytetarëve sot ka protestuar para selisë së Kryeprokorisë së Shtetit në Prishtinë, transmeton koha.net.

Qytetarët, me këtë rast kanë shpalosur pankartat me të cilat, është shkruar në to, Kryeprokuroria, duke zbatuar Kodin Penal të vendit, duhet të fillojë ndjekjen penale ndaj Adem Grabovicit e bashkëbiseduesve të tij pas zbardhjes së bisedave të tyre për punësime me nepotizëm e lidhje partiake.

Kjo protestë është vazhdim i protestave që kanë nisur të mbahen në fillim të javës për të denoncuar krimin ekonomik dhe korrupsionin e organizuar nga zyrtarë të shtetit.

Adem Grabovci , i njohur si “shef i shefave” në skandalin e parë të përgjimeve Pronto1, është sërish në qendër të skandalit të ri të përgjimeve për ndërhyrjet e tij për punësime “ të njerëzve të partisë” dhe “të familjarëve”.

Pastaj ata vazhduna protestën e tyre në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme