Provokimi ndaj myslimanëve/ Gazetari-Ramës: U zbythe, frikacak

Sa herë kryeministri Edi Rama për interesat e tij të politikës ditore citon profetin e myslimanëve apo ndonjë shenjtor (edhe ndonjë terrorist), në rrjetet sociale qarkullon një foto. Në mënyrë brutale, Rama shpërfill besimtarët pranë xhamisë së Ethem Beut në Tiranë, duke shkelur mbi shiltet ku po kryhet falja.

Ky është një ilustrim për hipokrizinë e tij ndaj besimtarëve myslimanë. Por të shtunën, pasi mbylli Shqipërinë në fundjavën e Bajramit të Madh, Edi Rama shpërtheu me zemërim ndaj atyre që e kritikuan.

Në fund, shpalli se xhamitë do të hapen, edhe pse në mënyrë paradoksale ato janë hapur.

“Provokacia e Ramës nuk zgjati as 24 orë. U zbythe, frikacak!

Sa për xhamitë, janë hapur që javën e kaluar. Nuk te paskan treguar,” shkruan gazetari Vehap Kola.

Por në postimin e tij, Edi Rama shkruan se besimtarët myslimanë po nxiten që të bashkohen me revolucionin imagjinar të opozitës. Duket se ky është shqetësimi i tij real, aspak vuajtjet apo problemet e besimtarëve.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme