Pse asnjë nga krerët BE-së nuk dolën në Konferenca për shtyp me Hashim Thaçin?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar takimet në Bruksel në kuadër të një vizite të tij krerëve të tri institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian.

Të enjten Thaçi është pritur nga kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Një ditë më herët ai ishte takuar edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe me atë të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo që mbetet mister është që asnjëri nga mikpritësit e presidentit të Kosovës nuk doli para gazetarëve me të dhe nuk u prononcua për këto takime, pos një porosie të shkurtër në rrjetin social “Twiter”.

E vetmja mundësi që Thaçi kishte gjatë takimeve ishte që ai mund të fotografohej me mikërpritësit para apo pasi zhvilloheshin takimet.

Presidenti i Këshillit Evropian ka shkruar vetëm se ka pasur një takim të mirë me Thaçin dhe se „BE-ja duhet të bëjë gjithçka për të përmirësuar situatën në Ballkan“.