Pse Hashim Thaçi e lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës?- flet Fatmir Sejdiu

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu në emisionin N’Konak me Kosovë Gjocin, rrëfen pse ish-kryeministri Hashim Thaçi, tash president i Kosovës, e lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovë me 17 shkurt të 2008.

Sejdiu tregon se deklaratën e pavarësisë së Kosovës nuk e ka punuar dhe nuk është rezultat  i vetëm një personi.

Ai rrëfen se në të kanë punuar së bashku dhe se rol të madh kanë edhe SHBA-të.

“Tek deklarata, e para deklarata nuk është një dokument që është shkruar nga vetëm një njeri dhe kush e thotë e flet të pa vërteten. Është hartuar në një fazë më të hershme dhe këtu kanë rol të madh Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një konsultë ku kanë qenë edhe zotëri Thaci edhe zotëri Krasniqi dhe me mu ka qenë edhe ministri i jashtëm dhe kemi punuar. Ne më vonë kemi biseduar rreth kësaj. Natyrisht se ka pas ide që ta lexoj une pork a pas edhe insistime që Thaci ta marrë”, rrëfen Sejdiu.

Presidenti i parë i Republikës së Kosovës thotë se në aspektin profesional është dashur që deklarata e pavarësisë të lexohet nga Jakup Krasniqi që në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Ideja ime ka qenë se këtë duhet ta lexojë Kuvendi sepse është dokument i Kuvendit nuk është dokument as I Hashim Thacit dhe as i Fatmir Sejdiut. Është një dokument që miratohet nga ata dhe votohet nga ata. Që natyrisht këtë dhe në aspektin profesional flas, kam menduar që do ta bëjë Jakup Krasniqi”, tregon Sejdiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme