Pse shkoi me Thaçin te Ujmani dhe a është i afërt me Veselin? – Flet drejtori i Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një intervistë për Periskopin ka thënë se politika nuk ka asnjë ndikim në punën e tij.

Ai ka folur për raportet e afërta me deputetin e PDK’së, Elmi Reçicën, si dhe pretendimet se ai është i afërt me kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin.

Asnjë ndikim apo presion nga politika nuk kam. Me Reçicën njihemi më shumë se 30 vjet. I njoh edhe shumë politikanë që vijnë nga Ferizaj ku jetoj edhe unë. Shumë prej tyre i njoh e kemi ndarë fatin e njëjtë: shumë prej tyre kanë qenë aktivist politik, apo në luftë dhe unë i kam takuar se jam nga ajo anë. I takoj edhe të gjithë deputetët e të gjitha partive politike dhe nuk e kam asnjë problem”, ka thënë ai.

Tutje, Qalaj ka folur edhe për vizitën e presidentit Hashim Thaçi në Ujman dhe në pikën kufitare të Bërnjakut, pikërisht në ditën dhe orën e mbajtjes së protestës nga Lëvizja Vetëvendosje kundër idesë së presidentit për korrigjimin e kufijve.

Qalaj kishte qenë pjesë e delegacionit që zhvilluan këtë vizitë, bashkë me drejtorin e AKI’së, Shpend Maxhunin, edhe dy ministrat e PDK’së, Abelard Tahirin dhe Bedri Hamzën.

“Ka qenë vendim i presidentit të realizohet ajo vizitë në Ujman dhe te Pika kufitare në Bërnjak. Unë nuk e vlerësoj se a ka qenë apo jo vendim i duhur. Ne e kemi obligim ta mbrojmë presidentin. Presidenti atë ditë ka vendos me vizitu stacionin policor kufitar në Bërnjak që është në menaxhimin tim dhe sa herë që dikush nga politikanët vendos të vizitojë një pikë kufitare, unë do të jem aty. Kemi pasur nderin të kemi në vizitë presidentin. Kemi kaluar shumë mirë sepse drejtori i pikës ka dhënë raport të detajuar për punën që bëhet aty. Në momentin që ka vendosur për vizitë, presidenti na ka njoftuar dhe ne i kemi bërë përgatitjet gjatë ditës”, ka thënë Qalaj.

Ai ka folur edhe për deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili pas vizitës së Thaçit atje kishte kërkuar nga ushtria të jenë në gatishmëri lufte.

“Të them të drejtën nuk më kanë shqetësuar deklaratat e tyre se Vuçiq është presidenti i Serbisë dhe nuk ka të bëjë asgjë me Kosovën. Policët e Kosovës operojnë në gjithë vendin dhe do të operojnë në të ardhmen. Nuk ka pengesa të operojnë edhe në veri të Kosovës. Kurdo që është nevojshme që njësitë tona të jenë atje, do të jenë. Atë ditë nuk kemi pasur detyrë tjetër përveç t’i ofrojmë siguri presidentit”, shtoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme