Publicisti serb shfaqet duke puthur flamurin shqiptar

Publicisti serb Mirolub Petroviq, doktor i shkencave në filozofi, ka ngjallur reagime në mediat vendase përmes një video të publikuar në rrjete sociale,ku shfaqet duke puthur flamurin shqiptar, transmeton “Shqiptarja”.

Një publicist serb ka rrëmbyer së fundmi vëmendjen e mediave vendase, pasi shfaqet në një video duke puthur flamurin shqiptar.

Mirolub Petroviq teksa ka komentuar marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, është shprehur se Gjergj Kastriot Skënderbeu është njëkohësisht edhe shqiptar edhe serb.

“Emri shqiptar dhe serb janë e njëjta gjë, ne jemi vëllezër. Edhe ne ashtu si shqiptarët jemi pasardhës të ilirëve. Nëse do e dinim historinë, do ta kishim të qartë se termi serb dhe shqiptar kanë të njëjtin kuptim, sepse ilirët janë fise semite ose serbe: Në Indi semite u quajtën Sarmim, prandaj serbët dhe shqiptarët janë sinonime të njëri-tjetrit. Gjergj Kastriot Skenderbeu e dinte këtë”, ka thënë Petroviq.

Ai ka komentuar më tej edhe flamurin kuq e zi që mban në dhomën e tij, duke e cilësuar si flamur që nuk i përket armikut.

“Ky flamur që unë mbaj në dhomën time është flamuri i heroit tonë të famshëm. Ku ta shihni këtë flamur mos e shihni si një flamur të armikut. Unë e dua dhe e puth atë”, tha ai. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme