Publikohen fragmentet e para të filmit për stripere me Jennifer Lopez dhe Cardi B

Pasi që në fillim të vitit u paralajmërua filmi “Hustlers”, në të cilin Jennifer Lopez dhe Cardi B i luajnë striperet, më në fund ka dalë edhe traileri i tij i parë.

Filmi “Hustlers” u frymëzua nga artikulli i revistës “New York Magazine” nga viti 2016. Filmi bën fjalë për një ekip të ish-stripereve, të cilat bashkohen dhe i mashtrojnë klientët e pasur të “Wall Streetit”.

Image

Në film, përveç Jennifer Lopezit dhe Cardi B, luajnë edhe Lili Reinhart, Madeline Brewer, Trace Lysette, Keke Palmer, Constance Wu dhe Julia Stiles.

“Është makth për mua vetëm të mendoj për këtë. E zbuloj veten në mënyra që nuk jam zbuluar në asnjë prej filmave të mi”, tha Jennifer Lopez kur e pyetën në lidhje me skenat ku vallëzon si stripere.

Premiera e filmit është planifikuar për 13 shtator të këtij viti.

Lini Një Koment