Puna e jashtëzakonshme e Muhedin Nushit shërben si model në komunën e Gjilanit

Kohë më parë, portali Sakte.net kishte raportuar për reformat administrative dhe përparimet që kshte shënuar Komuna e Prishtinës në raport me ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe cilësore për qytetarët. Progresi i arritur në këtë administratën e kryeqytetit që udhëhiqet nga drejtori Muhedin Nushi ka ndikuar që Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), të organizojë në Gjilan një konferencë me temën “Hapja e të dhënave në funksion të transparencës dhe zhvillimit lokal’’.
Në këtë tryezë që kishte për synim avokimin tek komunat në publikimin e të dhënave të përditësuara nga ato bazike deri tek ato shtesë në ueb faqet e komunave, drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi bëri prezantimin e platformës “Hapja e të dhënave” para asambleistëve dhe ekzekutivit të Gjilanit si dhe para OJQ-ve prezente.

Përmes këtij projekti, Komuna e Prishtinës ka ngritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në nivel shumë të lartë dhe së shpejti do të publikohen edhe informatat statistikore tjera, të cilat do të maksimizojnë nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në Komunën e Prishtinës. Rezultate të tilla

Ky Projekt i “Hapjes së të dhënave” të Komunës së Prishtinës është vlerësuar dhe i është propozuar si model edhe Komunave tjera, ndërsa Komuna e Gjilanit është ndër të parat që ka filluar ta vë në praktikë këtë shembull të suksesshëm./Sakte.net

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë