Pushteti që nuk ka nevojë për vota

Autor: Selim Iljazi

Me keqardhje duhet të konstatojmë se tashmë shumë thellë është instaluar filozofia e mashtrimit në praktikimin e politikës shqiptare këtu në Maqedoni. Pasi është arritur ky nivel, tash politikanët shqiptarë ia kanë mësyrë që politikën ta prezentojnë si një profesion të pamoralshëm, duke u munduar që ta monopolizojnë praktikimin e politikës dhe njëkohësisht vetë të shfaqen si viktima të kapur në pëlhurën e marimangës të “politikës amorale” nga e cila për çudi nuk kërkojnë asnjëherë shpëtim. Një shembull i tillë dhe shumë aktuale është mënyra e zgjedhjeve parlamentare në këtë vend. Nxiten debate në parlament që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike ku qytetarët do votojnë të lirë, ashtu siç nënshkruhet një marrëveshje nga shumë subjekteve politike para fushatës zgjedhore. Por ne si shqiptarë, siç na ka falë ZOTI shumë më të “mençur” se “të huajt” edhe këto mekanizma i shfrytëzojmë në mënyrën “alla shqiptarçe”, ata që perëndimorët e kanë mendua si të “kontrolluar”, te ne funksionon si menkanizëm i atij që është në pozitë të manipulojë me opozitën, me popullin dhe me ndërkombëtarët për ta arritur qëllimin e tij të ngushtë personalo-partiake. Politika është përpjekje për të bërë që të dëgjohet zëri si pjesëmarrës legjitim dhe garë për pushtet me qëllim të marrjes së vendimeve të caktuata të cilat bëhen të obligueshme për të gjithë-ligji. Ky pushtet nuk ka nevojë për vota të qytetarëve, prandaj është jodemokratik, ky llojë i udhëheqjes duke heshtur dhe si shërbëtor, quhet vazalitet, domethënë sundimi i specialistëve që kanë plane e vizione politike, por pa mandat demokratik. Mungesa e një hapësire politike ku njerëzit do të mund ti shprehnin interesat politike e ti negocionin ato, e pamundëson politkëbërjen demokratike në vendë. Pikërisht për këtë qytetarët në Maqedoni nuk arrijnë asesi të kenë vullnet për zgjedhjet parlamentare që po afrohen. Politika në Maqedoni nuk ka funksionuar asnjëher mbi baza të betejave e pozicionimeve ideologjike dhe kështu pamundësohet ç’do herë krijimi i partive politike me ideologji të dallueshme. Populli nuk donë ti shikone shërbëtorët politik të pushtetit, sepse ata e ndotin ajrin.