Putin hap dyert e Rusisë, por kërkon njerëz që do të zhvillonin vendin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë e Moskës që të lehtësojë procedurat për ata që duan të kthehen të jetojnë në Rusi por edhe për shtetas të vendeve të tjera që duan të emigrojnë. Megjithatë Putin sqaron se Rusia kërkon emigracion cilësor, pra njerëz që do të ndihmojnë zhvillimin e vendit.

Vladimir Putin njofton një ndryshim të rëndësishëm lidhur me politikën e emigracionit në Rusi. Presidenti ka udhëzuar kryeministrin Dmitri Medvedev që të lehtësojë procedurat e riatdhesimit për të gjithë rusët që dëshirojnë të kthehen dhe të jetojnë në territorin e Federatës.

Dhe i ka kërkuar qeverisë që t’i bëjë më të lehta procedurat për qytetarët e vendeve të tjera që duan të transferohen në Rusi. Njoftimi i Putin është bërë në kongresin e Gjashtë botërorë të bashkëpatriotëve.

Por përse Moska ka vendosur të hapë dyert për të huajt dhe qytetarët që dëshirojnë të kthehen të jetojnë në atdhe?

Siç shpjegojnë mediat ndërkombëtare, “Rusia duhet të përballet me një problem demografik, që në mënyrë të pashmangshme përkthehet në tregun e punës dhe zhvillimin socio-ekonomik të disa zonave periferike”.

Siç ka vënë në dukje gazeta ekonomike “kommersant”, qëllimi i Kremlinit është ai i promovimit të një raporti më të mirë në frontin e emigracionit mes autoriteteve lokale, ndërmarrjeve dhe shoqërisë civile. Me këtë qeveria ruse synon të përmirësojë cilësinë e jetës së popullatës duke garantuar sigurinë e Shtetit, duke mbrojtur tregun e punës dhe paqen e harmoninë ndëretnike dhe ndërfetare të shoqërisë ruse si dhe kulturën e gjuhën ruse.

Por qëllimi nuk është vetëm të ndihmohet Rusia në një moment krize demografike. Problemi i Putin është ai i nxitjes së një emigracioni “cilësor”.

Ideja e Kremlinit në fakt është ajo e rritjes së numrit të të huajve që të “zhvillojnë ekonominë, biznesin, profesionalizmin, shkencën dhe kulturën në mënyrë që të jenë të aftë të “kontribuojnë ë zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Federatës”.

Pra nuk është një emigracion i pakontrolluar: por një mbërritje e rregulluar e personave që mund të jetojnë në Rusia dhe të përmirësojnë sistemin.

 

Lini Një Koment