Qelia e Deharit s’u mbyll rreth 4 orë, kamerat e sigurisë u morën pas 5 ditësh

Në mesin e dyshimeve që avokati Tomë Gashi ka paraqitur sot në konferencën për media, bashkë me raportin e ekspertëve të pavarur të angazhuar nga familja e të vdekurit, Astrit Dehari.Sipas tij dhoma ku ka vdekur Astrit Dehari nuk është mbyllur deri në orën 19.20 dhe se aty ka hyrë kush ka dashur dhe dyshohet se është kontaminuar vendi i krimit.

“Edhe vetë gardianët kanë deklaruar që kanë hyrë në qeli, pasi si kanë thënë ata kanë hyrë nga kureshtja”, ka thënë Gashi.

Gashi më tej ka thënë se xhirimet e kamerave të sigurisë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, janë marrë nga Policia e Kosovës vetëm pas pesë ditësh vonesë dhe sipas Gashit, ato u publikuan paraprakisht në disa medie të caktuara.