Qëllohet me plumba vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi

Gazetari Shkumbin Kajtazi ka bërë të ditur se mbrëmë vetura e tij ishte qëlluar me 5 ose 6 plumba, ajo ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës.

Kajtazi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ishte afër vendit të ngjarjes dhe se kishte dëgjuar krisma arme, por se mendja nuk i ka shkuar se mund të ishte ndonjë sulm i tillë.

“Kur u afrova tek vendi ku e kisha parkuar, pashë se vetura ishte dëmtuar në masë të madhe. Në fillim pata bindjen se ishte goditur me diçka të fortë, mirëpo më pas u vërejten gjithandej vrima dhe predha të plumbave: në ulësen e shoferit, në tavan e në pjesën e prapme”.

“Edhe në Polici deklarova se rasti lidhet me punën, pasi problem personal me dikë nuk kam pasur që nga shkolla e mesme. Rasti është në Polici dhe shpejt do ta marrin në dorë hetuesit e krimeve të rënda. Zbardhja e tij duhet të bëhet shpejt, ose rrezikon të mbetet zhag si i mëparshmi”.

“Nuk ndihem i frikësuar, që është qëllim i personave që më vihen pas. Jam thjesht i dëshpëruar me shtetin tim dhe njerëzit e tij”, ka shkruar Kajtazi.

Kajtazi edhe para katër muajve pati deklaruar se dikush kishte tentuar t’ia djegë veturën.

Sipas Kajtazit i cili rastin e ka shpalosur nëpërmjet një postimi në Facebook, ky akt kishte për qëllim frikësimin e tij.

Për më shumë lexoni lajmin në vazhdim:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme