Qëndrimi ulur për më shumë se shtatë orë në ditë, shkaktari i 70.000 vdekjeve në Britaninë e Madhe

Sipas një studimi të publikuar në revistën Journal of Epidemiology and Community Health, kohëzgjatja e të ndenjurit ulur është përgjegjëse për gjithsej 424 milion funta të shpenzuara në Britaninë e Madhe për trajtim të sëmundjeve kardiovaskulare. Prej tyre 281.000 funta janë shpenzuar trajtime të diabetit dhe 30.000 për trajtimin e kancerit të zorrëve, sëmundje  këto, që mund të shkaktohen si pasojë e qëndrimit ulur për një kohë të gjatë, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.

Autorët e studimit të bërë nga Universiteti Ulster dhe Queen’s Univeristy treguan se 11.6% e vdekjeve në Britaninë e Madhe gjatë vitit 2016 kanë pasur mundësi të parandalohen nëse njerëzit nuk do të kishin qëndruar të ulur për një kohë të gjatë. Studimet e mëparshme kanë treguar për numrin e njerëzve që humbin jetën si pasojë e kësaj shprehie, mirëpo ky është studimi i parë që tregon për dëmet materiale që mund të sjellë.

Sipas studimeve, nëse njerëzit nuk do të qëndronin ulur më shumë se 6 orë gjatë ditës, do të mund të parandaloheshin 17% e rasteve me diabet, 7.5% e rasteve të kancerit të gjirit dhe 5% e  sëmundjeve kardiovaskulare. Këto hulumtime nuk sigurojnë evidenca të sakta mbi mekanizmat që ndikojnë në shkaktimin e këtyre sëmundjeve, mirëpo hulumtuesit insistojnë që ky studim do të shërbejë si thirrje për vetëdijesimin e njerëzve mbi rrezikun e kësaj shprehie.

Ushtrimi i një aktiviteti fizik apo ecja do të ndikonte në zvogëlimin  e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare, kancerit të zorrës dhe sëmundjeve të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme