Qeni i Putinit “thyen protokollin”, reagon presidenti rus (Video)

Në prag të intervistës të djeshme me gazetarët japonezë, presidenti rus Vladimir Putin paraqiti qenin e tij.

Këtë qen, përcjell Telegrafi, ai e kishte marrë si dhuratë, katër vjet më parë nga kryeministri japonez, në shenjë falënderimi për ndihmën e Rusisë pas tërmetit që preku Japoninë.

Ndërsa gazetarët po prisnin, shfaqet Putin bashkë me qenin e tij, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç “ishin planifikuar”.

Qeni Yumi, Yumi (i racës Akita), shkruajnë mediat e huaja, “refuzoi të veprojë në përputhje me protokollin” dhe filloi të lehte.

Pas kësaj, presidenti rus, vendosi të marrë situatën në duart e veta.