Qeveria e Ramës nuk merr përgjegjësinë për “Jo”-në nga BE-ja

“Jo”-ja e Bashkimit Evropian për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kritikuar nga shumë liderë evropianë, ndërsa opozita në Shqipëri bën përgjegjëse Qeverinë për refuzimin në Bruksel dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas ngurrimit nga Këshilli Evropian, në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahen zgjedhje të reja, ndërsa ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, situatën në Shqipëri e shikon të ndryshme nga ajo në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të parakohshme, shkruan sot Koha Ditore.

Në një komunikim publik me gazetarët të shtunën paradite, Cakaj tha se Shqipëria nuk është zotuar, si Maqedonia e Veriut, se negociatat do të hapen. Në konferencën për shtyp të mbajtur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Cakaj tha se vendimi i BE-së për mosçeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk lidhet me mosplotësimin e kushteve të vendosura për dy vendet, porse lidhet me situatën politike në të cilën BE-ja ndodhet sot.

“Shqipëria ashtu siç dhe Maqedonia u trajtuan njëlloj për shkak se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet e nevojshme për çeljen e negociatave, ndaj shtyrja e vendimit nuk ka të bëjë me plotësimin e kushteve nga të dyja vendet, por lidhet me faktorë të tjerë rrethanorë që lidhen drejtpërsëdrejti me reformimin e BE-së”, tha Cakaj.

Sipas tij, nëse e ardhmja e BE-së është në pikëpyetje, Shqipëria nuk mund të ofrojë një përgjigje. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme