Qeveria Kurti bëri shumë gabime, edhe Qeveria Hoti do të bëj

100 ditë qeverisje të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, u karakterizuan vetëm me fobinë e tij për të luftuar ata që nuk mendojnë njëjtë më të. Ajo çfarë lideri i VV-së kishte proklamuar gjatë fushatës zgjedhore si luftimi i krimit dhe korrupsionit, ka mbetur vetëm një premtim, për faktin se Kurti përfundoi duke rrënuar vetën e tij, në përpjekje për të luftuar edhe ish partnerin e koalicionit, LDK-në.

Kështu ka thënë në një intervistë për Periskopin ish deputeti dhe biznesmeni kosovar Ramiz Kelmendi.

Por Kelmendi ka shfaqur pesimizmin edhe për Qeverinë e re e cila pritet që të votohet nesër, ajo e koalicionit LDK-AAK-Nisma.

Ai nuk beson në jetëgjatësinë e tij, për shkak se siç vlerëson, i kanë numrat e pamjaftueshëm për të ecur përpara vendime të mëdha.

Thotë se një ndër prioritet e Qeverisë së re duhet të jetë shfuqizimi i vendimeve që kanë trazuar marrëdhëniet me ShBA-në.

Biznesmeni Kelmendi ka renditur edhe disa hapa të cilët thotë se janë të domosdoshëm për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, pas pandemisë me Covid 19.

Intervista e plotë:

Cilat janë pritshmëritë tuaja nga koalicioni LAN (LDK, AAK, NISMA)?  A do të  ketë jetëgjatësi Qeveria Hoti?

 

Ramiz Kelmendi: Mendimi im për Qeverinë e ardhshme Hoti është së pari:

Koalicioni i Ri është një koalicion me numra të pamjaftueshëm për të sjellë ndryshimet që kanë pritshmëri nga qytetarët.

Qeveria duhet të shfuqizojë të gjitha vendimet që kanë dëmtuar marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në.

Qeveria duhet të fillojë sa më parë vazhdimin e negociatave me Serbinë për çështjet e hapura .

Qeveria ka para vetes shumë sfida dhe unifikimi i spektrit politik të koalicionit dhe menaxhimi i këtyre sfidave përcakton jetëgjatësinë e qeverisë (edhe Qeveria e kaluar ra mu nga mos menaxhimi profesional i partnerit kryesor të koalicionit)

 Cilat janë gabimet e Qeverisë Kurti për 100 ditë udhëheqje me vendin?

 

Ramiz Kelmendi: Gabimet e qeverisë së kaluar janë të shumta në numër dhe të zgjatura gjatë tërë periudhës, sepse qeverisja duhet të fillojë pa mllefe, pa qëllime politike për të dëmtuar të gjithë një nga një, si në aspektin politik dhe ekonomik.

Nëse ishte krimi dhe korrupsioni dëmtuesi më i madh politiko-ekonomik i vendit nga institucionet e kaluara, zgjedhjet i liruan institucionet për menaxhime, atëherë ishte dashtë të veprohet dhe punohet për të mirën e vendit për t’i treguar qytetarëve se si qeveriset me duar të pastra dhe me kërku nga institucionet e pavarura t’i kryejnë obligimet e veta ligjore.

Nga këtu del se mbisundojë fobia politike e liderit t’i luftojë të gjithë ata që nuk kanë mendim të njëjtë politik – pra e kuptoi se i nevojitet një pushtet absolut, dhe nga kjo dëshirë e solli vetë rrënimin, duke mos e duruar edhe partnerin e vetëm që e kishte.

Sipas mendimit tim, kur të vihesh në krye të institucioneve duhet të jesh i bindur se nuk do vije vetë personalisht dhe stafi në krye të krimit dhe korrupsionit, dhe me këtë të gjithë mbështetësit të vërejnë qeverisjen e proklamuar gjatë fushatës, e në veçanti për mbështetësit me moshë qe nuk kursyen për të pare qeverisjen e re. Tani si mund të kërkohet të mbështesin duke protestuar për të pasur zgjedhje që përsëri të viheshe në pozitën ku ishe.

 Meqenëse Kosova ashtu sikur çdo vend në botë po përballet me probleme ekonomike si shkak i pandemisë COVID-19,  si duhet vepruar tani për ta rimëkëmbur ekonominë?

Ramiz Kelmendi: Sa i përket ekonomisë pas pandemisë ka shumë për të thënë. Humbjet e krijuara dhe ato që do vijojnë të ndodhin arrijnë shumën miliardëshe , dhe ato kanë drejtime të caktuara.

– duhet vetë shteti të sanohet me shumë të konsiderueshme për të përmbyllë investimet publike.

-Duhet vetë shteti të sanohet për mbështetjen që duhet bërë të punësuarve aktiv që janë në veprimtaritë e ndaluara , për të punësuarit që ishin në marrëveshje kontraktuake gojore, për qiratë, dhe shumë gjëra tjera.

-duhet të mbështeten institucionet financiare  për të prolonguar kreditë ekzistuese nga qytetarët dhe bizneset deri më 31.03.2021, dhe atë duke mbuluar nivelin e kredive të këqija.

– Duhet të mbështetet fondi për garantimin e kredive për bizneset e reja ne nivelin 25% të kredive të dhëna, për institucionet financiare.

Pra janë një varg masash që duhet ndërmarrë për të cilat nuk mund të shprehem për rezultatet e këtyre masave pa u formua Qeveria dhe pa e parë se cilët persona janë emëruar në këto resorë dhe normalisht plani qeverisës që do jenë në ekspozenë e mandatarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme