“Qeveritarët e pranuan Serbinë në Kosovë, e Serbia nuk e pranoi Kosovën”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka përkujtuar në Kuvendin e Kosovës se më 10 shkurt, pra nesër, do të bëhet një dekadë që prej protestës të organizuar nga Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

“Nesër bëhen 10 vjet nda demonstrata kundër Planit të Ahtisarit, i cili për së brendshmi e mohonte vullnetin e qytetarëve”.

“Mu këta politikanë që edhe sot janë vërdallë, para 10 viteve ja dhanë Serbisë 10 Komuna, ia rezervuan ulëset, shuan TMK-në e këtë e bënë gjithmonë me idenë që Serbia e merr pakon e Ahtisarit e e njeh Kosovën”.

“Këta qeveritarë e pranuan Serbinë në mes të Kosovës, e Serbia nuk e pranoi Kosovën”.

Ymeri ka thënë se edhe tani 10 vjet pas asaj demonstrate, pazaret e qeveritarëve me Serbinë po vazhdon, e kjo e fundit tani po kërkon asociacionin e komunve.