Qirezi: Debati për demarkacionin sa për sy e faqe

Në Info Magazine të Klan Kosovës, po debatohet për tryezën që do të mbahet nesër ku temë diskutimi do të jetë Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Ndërkaq në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike Arben Qirezi, tha se ky takim që do të mbahet nesër e që ka të bëjë me çështjen e territorit të Kosovës, është duke u mbajtur në një frymë politike jo të përshtatshme dhe se një debat të tillë e sheh sa për sy e faqe.

‘’Ky do të jetë për herë të parë ballafaqimi në mes të dy grupeve profesionale në njerën anë komisioni shtetëror në anën tjetër grupi i ekspertëve nga profesorë të UP-së në kontekstin më të gjerë ‘’

‘’Ky debat nesër po mbahet në një frymë politike jo të përshtatshme në një frymë politike që nuk është e interesuar të gjej zgjedhje, eventualisht për të parë se a ka ndodh ndonjë gabim në përcaktim të vijës.’’
‘’ Debatin e nesërm e shoh sa për sy e faqe i cili është organizaur në cilwsinë e një debati shkencor e qw është i pavend.’’

‘’Së pari nuk do të duhej të mbahej në Kuvendin e Kosoves sipas meje nuk është as mish as pesh, nuk dihet qëllimi i debatit të nesërm.’’

‘’ Unë mendoj që tërë procesi i demrakacionit nuk është menaxhuar mirë, ka pasë menaxhim politik shumë të keq së pari kjo është dashtë me u diskutu në mes të komisioneve, të ftohen ekspertët të bëhen dëgjimet, bile edhe brenda ndonjë seance parlamentare.’’, u shpreh Qirezi në Info Magazine, njofton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme