Qirezi shprehet i gatshëm të adoptojë fëmijë nga Aleppo

Arben Qirezi ka shprehur gatishmërinë e tij të adoptoj një fëmijë nga Aleppo, nëse një gjë e tillë është e mundshme

Qirezi, i cili njihet edhe si analist në Kosovë, ka postuar dëshirën e tij në facebook, për t’ia ofruar një familje ndonjë fëmije nga Siria, transmeton lajmi.net

“Do ta kisha adoptuar një fëmijë të Halepit. Aq mund të bëj, T’i ofroj dashuri, familje, mundësi që të jetojë një fëmijëri të vetën. Nëse ka mundësi të tillë, jam i gatshëm”, ka shkruar Qirezi, i cili të njëjtën e ka publikuar edhe në gjuhën angleze