Quantum – kompjuteri i së ardhmes

Një grup shkencëtarësh thonë se janë në rrugën e duhur për të siguruar teknologjinë që garanton funksionimin 100 përqind të një procesori quantum në një kompjuter.

Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë mundur ta realizojnë një gjë të tillë dhe asnjëherë nuk është arritur që të tejkalohet 1 përqindëshi i fuqisë totale që ka një procesor i tillë.

Studimi i fundit që thotë se është tejkaluar ‘pengesa’ teknike, që i ndalonte në prodhimin e një kompjuteri tërësisht “quantum”, i takon një grupi studiuesish britanikë të Universitetit të Suseksit.

Ata thonë se kanë nisur punën për ndërtimin e prototipit të parë, që në rastin më të keq do të kërkojë një dekadë për t’u vënë në punë.

Procesorët me këtë teknologji funksionojnë përmes “magjisë” që ofrojnë grimcat e vogla, siç janë atomet, që përmes teknologjisë “quantum” mund të ekzistojnë në dy vende njëkohësisht.

“Është kupa e shenjtë e shkencës. Nëse realizojmë një kompjuter të tillë, gjithçka mund të ndryshojë. Gjithçka!”, thotë për “The Independent” Winfried Hensinger, udhëheqë i “Ion Quantum Technology Group” në Universitetin e Suseksit.

E kur profesor Hensinger thotë gjithçka, ka të drejtë. Kompjuteri Quantum, teorikisht është në gjendje që të kryejë veprime miliona herë më shpejt sesa kompjuteri më i fuqishëm tradicional që ekziston sot në tokë.

Për të kuptuar dallimin, kompjuterat klasikë kanë një memorie të ndërtuar nga “bit-et”, ku çdo bit përfaqëson 0 ose 1 (sistemi binar). Ndërkohë, kompjuteri quantum ruan sekuencën e quajtur si “qubits” dhe një “qubit” i vetëm mund të përfaqësojë 0, 1 ose që të dyja bashkë në atë që njihet si “superpozicioni quantum”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme